Puthi nxënësen e klasës së shtatë në buzë/ Pezullohet për gjashtë muaj mësuesi Valentin Selmanaj

Puthi nxënësen e klasës së shtatë në buzë/ Pezullohet për gjashtë muaj mësuesi Valentin Selmanaj

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Deçan të Kosovës, ku një mësues është filmuar teksa puth në buzë një nxënëse të klasës së shtatë.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. Ngjarja ka ndodhur të premten, teksa është filmuar me telefon, fshehurazi përmes derës së klasës.

Mësuesi Valentin Selmanaj është pezulluar nga puna për gjashtë muaj. Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit, Besnik Hulaj.

Shiko SHQIP IPTV

“Po është suspenduar për gjashtë muaj, dhe do të kalojë në komision disiplinor”, ka thënë Hulaj.

Në video shihet mësuesi teksa bisedon për pak çaste me nxënësen dhe më pas e puth në buzë.

Aktualitet