Friday, July 19

VIDEO/ Publikohet momenti kur 20-vjeçari shqiptar rrëzohet në tokë dhe vdes, pas sherrit me disa të rinj në Kretë

Disa pamje të tjera janë publikuar nga momenti i vdekjes së 20-vjeçarit shqiptar në Kretë.

Mediat greke kanë publikuar momentin kur ndodhi sherri i shqiptarit me pesë të rinj të tjerë dhe kur ai rrëzohet në tokë dhe ka humbur jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kretë, ndërsa siç shihet në pamje, i riu ecën i shoqëruar nga një burrë dhe më pas rrëzohet në tokë jashtë një dyqani.

Burri që e shoqëronte përpiqet ta ndihmojë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur edhe persona të tjerë, është njoftuar policia dhe ambulanca, por i riu ka humbur jetën.

Nga raporti mjekësor, u zbulua se vdekja e tij ka ardhur për shkaqe patologjike dhe komplikime në zemër.

Sipas medias greke flashneës.gr, mjeku ka konstatuar se 20-vjeçari kishte një histori me probleme me zemrën. Për shkak të sherrit në të cilin u përfshi, ai ka qenë i stresuar duke pësuar komplikacione dhe më pas është rrëzuar në rrugë. Nga pesë personat që u dërguan në komisariatin e Chanias, u arrestuan dy 24-vjeçarët grekë , të cilët fillimisht u konsideruan nga autoritetet si të përfshirë drejtpërdrejt në përleshjen me 20-vjeçarin.

 

Top Channel