Friday, July 19

FOTO// Tifozja më seksi e futbollit mbërrin në Gjermani, ka një paralajmërim për fansat: Kam paguar 650 euro… (FOTO)

Ajo është Miss por famën më të madhe e mori gjatë Kupës së Botës 2022. Është fjala për modelen nga Kroacia, Ivana Knoll, e cila është një fanse e zjarrtë e Kombëtares së vendit të saj.

Madje ajo ka zbuluar më herët se do të ndjekë çdo ndeshje të Kombëtares kroate në stadium. E mesa duket Ivana tashmë ndodhet në Gjermani, aty ku do të zhvillohen ndeshjet për Euro 2024.

Por Knoll ka disa ankesa në lidhje me akomodimin në dhomën e hotelit ku po qëndron në Berlin. Këtë e ka zbuluar vetë ajo përmes postimeve në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Kam paguar mijëra për ‘hotelin më të mirë’ në Berlin dhe dhomat janë të vjetra, kondicioneri nuk punon, palestra dhe pishina janë në ndërtim. Nuk jua rekomandoj”.