Friday, July 19

Daja që vrau mbesën, përdhunoi një 14-vjeçare në 2017! Motra e viktimës: E goditi me gur në kokë, e kapi për fyti dhe e… Ja si shpëtoi

Ka dalë dëshmia e motrës së të miturës që u përdhunua nga daja i Vasilikës në 2017.

Ai dhe e mitura ishin të afërm, por kjo që nuk e pengoi atë të abuzonte seksualisht dhe ta dhunonte.

Në vitin 2017, tezja dhe motra e vajzës 14 vjeçe që u përdhunua nga 37-vjeçari e përshkruan atë si një përdhunues jashtëzakonisht të rrezikshëm dhe i pamëshirshëm. 37-vjeçari ishte dënuar në vitin 2020  nga Gjykata e Jurisë së Përzier në Zakynthos  dhe ishte i lirë derisa u gjykua nga Gjykata e Apelit: Pothuajse katër vjet pas dënimi i tij me nëntë vjet burg dhe shtatë vjet nga krimi i tij, autori ishte i lirë dhe i pandëshkuar. Sipas  protothema.gr,  motra e viktimës 14-vjeçare që është kushërira e babait të 11-vjeçares Vasilika), 37-vjeçari kishte joshur motrën e mitur në një vend të shkretë dhe pasi e kishte përdhunuar e ka kapur në qafë, duke e kërcënuar se do ta vriste. Vajza  14-vjeçare ka rezistuar  dhe ka shpëtuar nga duart e 37-vjeçarit, pasi  i ka thënë se do ta mbyllte gojën nëse do ta linte të kthehej në shtëpinë e saj.

Sipas dëshmisë së motrës së të miturës, 37-vjeçari e ka goditur me gur në kokë, e ka hipur në motor dhe e ka çuar në një vend të shkretë, aty ku e ka përdhunuar. Pasi vajza hapi sytë e pyeti se ku ndodhet, ai i mori celularin dhe ia fiku. Ai e kërcënoi ta mbyllte gojën.

Pasi kishte shpëtuar nga duart e tij, motra erdhi dhe na i tregoi të gjitha. Ajo kishte një goditje në kokë, gërvishtje në qafë. E kishte kapur për fyti dhe donte ta vriste.  Ai e përdhunoi atë dhe e kërcënoi se do e vriste. Motra ime i thotë “mos më shqetëso, do të shkoj në shtëpi dhe nuk do t’i them askujt asgjë”. Dhe kështu ai e la dhe u largua”, deklaron motra e viktimës së parë, ku sipas saj, përdhunuesi pas këtij akti ka kaluar para shtëpisë së tyre sikur të mos kishte ndodhur asnjë gjë.